Kredi Konsumatore per Kurse Detare

TSTS Group në bashkëpunim me një nga Bankat e nivelit të dytë, që operojnë në vendin tonë, ka krijuar së fundmi mundësinë e financimit te kurseve detare, nëpërmjet kredive konsumatore, që këto të fundit ofrojnë, për të gjithë individët që zotërojnë një punë të sigurtë. Të interesuarit mbi ofertat tona të punësimit, të cilët aspirojnë të bëhen detarë dhe arrijnë të kalojnë me sukses intervistat përzgjedhëse nga Kompanitë e Huaja të Anijeve, u garantohet paraprakisht kontrata e tyre e punësimit. Nëse kërkohet, nga ana e Bankës do t’u ofrohet një mundësi financimi, për mbulimin e kostove paraprake, që kanë të bëjnë me plotësimin e kritereve profesionale detare (certifikimeve), të vendosura në kontratën e tyre, sipas pozicionit përkatës që do mbulojnë në anije. Nxitoni të paraqiteni pranë zyrave tona, për t’u informuar më tej rreth kësaj mundësie të re dhe ofertave tona të larmishme mbi Punësimin Detar. Për më teper na kontaktoni ne nr. tel: 052220198; email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.