Rekrutim i Ekuipazheve MLC2006

TSTS Group, është angazhuar në krijimin e mundësive të punësimit për ekuipazhet detare në nivele të ndryshme, për anijet me flamur shqiptar dhe të huaj. Duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e ekuipazheve të rajonit ku bëjmë pjesë, ka kaluar nëpërmjet trajnimeve të zhvilluara në përputhje të plotë me kërkesat e Konventës STCW, në kompanitë e këtij Partnershipi, zotërojmë një data – bazë (network) me të dhënat më të fundit të kërkesave dhe ofertave të punësimit për detarët.

Gjithashtu kompania TSTS Group, ka shtrirë shërbimet e saj të rekrutimit dhe në sektorët e tjerë të punësimit, jashtë vendit, per t'i ofruar ndihmesën e saj të rinjve Shqiptarë, të cilët synojnë të kenë një karrierë profesionale në sektorë të ndryshëm të tregut ndërkombëtar. 

Për të gjithë personat e interesuar dëshirojmë t'Ju bëjmë me dije se së fundmi kemi ideuar krijimin e një portali mbi punësimin detar, si dhe ne tregun ndërkombëtar CREW.al. Ky portal ka për qëllim regjistrimin & prezantimin (pa pagesë), të kompanive vendase dhe të huaja, detarëve të cilët kërkojnë të punësohen, apo individëve që synojnë këtë karrierë për të ardhmen e tyre profesionale jashtë vendit. Ne këtë faqe interneti do të shfaqen të gjitha ofertat aktuale të tregut ndërkombëtar për sektorët e turizmit, apo mbi punësimin detar (shipping). Kjo faqe do t'i shërbejë të gjithë të rinjve që duan të prezantohen në tregun ndërkombëtar të punësimit, si dhe detarëve shqiptare e të huaj, të cilët duan të regjistrohen në këtë faqe duke paraqitur falas cv-të e tyre. Ju ftojmë të regjistroheni sa më parë dhe të na përcillni komentet Tuaja për përmirësimin e mëtejshëm të këtij portali online, i cili do të jete ekskluzivisht në shërbimin Tuaj.

Aplikimet pranohen vetëm duke plotësuar formularin tonë zyrtar të aplikimit që mund të shkarkohet në portalin: CREW.al

OFERTAT AKTUALE PER PUNE NE ANIJE, I GJENI DUKE KLIKUAR NE IMAZHIN E ME POSHTEM:


Nuk ka artikuj ne kete kategori. Nese shfaqen nenkategorite, duhet t epermbajne artikuj.