Licensa / Certifikime

Shoqëria TSTS Group, është e njohur nga Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Punës, referuar Licencës së lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit në Ministrinë e Ekonomisë. Shoqëria TSTS Group është licencuar edhe nga Ministria e Brendshme ne lidhje me shërbimet e ekspertizës, konsulencës dhe trajnimeve për mbrojtjen kundër zjarrit, vlerësimin e rrezikut dhe hartimin e planeve të sigurisë, per çdo lloj ambienti apo faciliteti operativ.

      

Shoqëria TSTS Group është gjithashtu anëtare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

   

Partnerët e huaj që bëjnë pjesë në grupin TSTS, janë të njohur për shërbimet që ofrojnë nga Qeveria Italiane, Qeveria Kroate, Roja Bregdetare Angleze (MCA), Shoqëria Ndërkombëtare e Klasifikimit “RINA”, nga Shoqëria Norvegjeze e Klasifikimit “Det Norske Veritas” (DNV), etj.

Qendra e Trajnimit të Detarëve TSTS Group, auditohet vazhdimisht, nga grupi i inspektorëve të Shoqërisë Ndërkombëtare të Klasifikimit “RINA – Genova”, e cila ka çertifikuar me standardet ISO: 9001:2008, jo vetëm cilësinë dhe menaxhimin e shërbimit të ofruar nga kjo kompani, mbi zhvillimin e kurseve detare & industriale, por gjithashtu për herë të parë në Shqipëri ka certifikuar edhe shërbimin e Rekrutimit të Ekuipazheve Detare, bazuar në kërkesat e Konventës MLC-2006 (Maritime Labour Convention).

Ky standard ndërkombëtar, që vazhdon të respektohet nga Kompania TSTS Group, do të ndihmojë ndjeshëm për krijimin e mundësive të reja formimi dhe punësimi, jo vetëm për detarët shqiptarë, por gjithashtu dhe për ata detarë të huaj, të cilët do të përzgjedhin këtë qendër, për t’u certifikuar sipas kritereve të Konventës STCW2010.