Carterime Anijesh & Jahtesh

Stafi ynë do ju ofrojë asistencë të specializuar në gjetjen e alternativave konkurruese të tregut, për sa i përket blerjes, shitjes dhe dhënies me qera të anijeve të kapacitete dhe llojeve të ndryshme. Brenda këtij shërbimi përfshihet asistenca për ndjekjen e praktikave administrative të regjistrimit dhe çregjistrimit të flamurit dhe regjimeve provizore doganore, që ofrohen në Shqipëri për mjetet lundruese me kontratë Bare Boat Charter. TSTS Group, është e specializuar ne shërbimin e brokerimit/ndërmjetësimit (ship brokering), në lidhje me shit-blerjen, dhënien me qera të mjeteve lundruese sipas modeleve uniform të kontratave Charter – Party, MOA, në kushtet më të favorshme që ofrohen në tregun ndërkombëtar. Duke qenë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të brokerimit, do ju ofrojmë informacionet e fundit mbi çmimet dhe ofertat me të mira, për anijet me kapacitete dhe lloje të ndryshme.