Studio Ligjore Detare & Tregtare

Firma Ligjore e Grupit TSTS, kryen aktivitetin e saj në sektorët e të drejtës detit (shipping), të transportit, të tregtisë ndërkombëtare dhe të së drejtës Europiane, duke pasur si klientë të sajë, operatorë të rëndësishëm në fushën e transportit, si p.sh: pronarë & carterues anijesh, shoqëri logjistike, operator portual dhe kompani kombëtare e ndërkombëtare sigurimi, tregtarë, grupe të rëndësishëm industriale, si dhe një numër të madh konsulentësh të shoqërive të sektorit.

Nëpërmjet zyrave të studios të vendosura në Tiranë e Durrës, asistenca e konsulentëve dhe avokatëve tanë, të cilët janë specializuar për fushat e mësipërme pranë Universiteteve prestigjioze Europiane, me eksperienca gjithashtu në sektorin publik, nën drejtimin e Av. Dorian Mersini, i krijon klientelës mundësinë e familjarizimit me sistemin: ligjor, administrativ e ekonomik, duke garantuar kështu investimet e tyre në Shqipëri dhe zgjidhjen e problematikave kontraktore, që mund të hasen gjatë zhvillimit të aktivitetit tregtar.

Konsulentët tanë së bashku me partnerët e Grupit TSTS, do iu ofrojnë gjithashtu mundësinë e themelimit të shoqërive tregtare të formave të ndryshme, përfshirë shoqeritë e huaja në vendet me situatë të favorshme fiskale, duke ndjekur hap pas hapi zhvillimin dhe shtrirjen e aktivitetit të tyre tregtar.

Aktiviteti në sektorin e shipping shtrihet sipas të gjithë aspekteve tek incidentet detare, tek konfliktet dhe problematikat që lindin si rrjedhojë e kontratave të transportit, të çarterimit (marrjes me qira të anijeve) dhe të siguracioneve të fushës.

Studio Ligjore e TSTS Group, së fundmi ka kënaqësinë të prezantojë lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Studion Italiane prestigjioze OMNIALEX, e cila drejtohet nga Avv. Francesco Maria Lino e do t'i ofrojë klientelës asistencë dhe zgjidhje ligjore, të fokusuara në mbrojtjen e investimeve dhe kapitaleve të tyre.