Operator Portual

TSTS Group, kompania e miratuar nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin dhe përmirësimin e standardeve portuale, për të zhvilluar profesionalisht aftësitë e operatorëve detar në facilitetet portuale, i është përgjigjur vazhdimisht kërkesës së autoriteteve portuale, duke rritur cilësinë mbi formimin, rekrutimin dhe çertifikimin e personelit të tyre, sipas specifikave të pozicioneve që ata mbulojnë, në punët e përditshme të operacioneve portuale.

TSTS, është e pranishme në Porto Romano, që nga viti 2009, kohë kjo që përkon me fillimin e aktivitetit si një port i ri për tregtinë ndërkombëtare, në Republikën e Shqipërisë. Ndër vite zyrat tona janë zgjeruar edhe më tej në Durrës, që është porti kryesor shqiptar, në portin e Shëngjinit dhe kohët e fundit kemi hapur gjithashtu një zyrë të re në Portin e Vlorës, për të qenë sa më pranë kërkesave të klientelës për shërbimet që ofrojmë.

Gjatë kësaj periudhe, TSTS ka kontribuar në fushën e formimit të punëtorëve të Porto Romano-s dhe teknikëve që janë angazhuar atje, nëpërmjet kryerjes së programeve të kurseve të trajnimit për përgatitjen dhe çertifikimin e kandidatëve, në përputhje me detyrat e tyre portuale, si operator shërbimi, ormexhatorë, drejtues të mjeteve lundruese, vinxhierë, punonjës terminali, operatorët e ngarkim – shkarkimit të anijeve, zjarrfikës, drejtues të makinerive të punës, etj.