Regjistrim Anije & Jahte

Shërbimet tona profesionale ofrohen në lidhje me regjistrimin e anijeve, jahteve me flamurin Shqiptar ose Panama, duke i ofruar klientelës këshilla teknike dhe konsulencë të vazhdueshme, për zgjidhjet më të mira të mundshme në aspektin e konveniencës së flamurit dhe rregullave të lundrimit detar. Aftësitë tona në kryerjen e këtij shërbimi janë fokusuar në lehtësimin e burokracisë administrative, për të lejuar pronarët e anijeve ose jahteve të shijojnë ekskluzivisht kënaqësinë e lundrimit detar.

Ekspertët tanë për llogari të klientelës do të kryejnë, procedurat e çdoganimit, regjistrimin e barkës ose motorit të ujit pranë autoriteteve detare, paisjen me dëshminë e flamurit dhe certifikatat e sigurisë së lundrimit, si dhe do Ju asistojnë për akostimin e mjetit Tuaj, pranë marinave apo porteve të përshtatshëm në Shqiperi apo rajon.