Regjistrimi Detarëve

TSTS Group, është e specializuar ne dhënien e asistencës teknike, mbi ndjekjen e procedurave të regjistrimit të detarëve. Ekspertët tanë do Ju ofrojnë konsulencën e duhur për pajisjen me Pasaportën e Detarit dhe Certifikatat e Kompetencës STCW95, që lëshohen nga Administrata Detare. Nëpërmjet këtij shërbimi, do t'i ofrojmë gjithashtu detarëve të interesuar, vendas ose te huaj, mundësinë e regjistrimit pranë regjistrave të huaj (p.sh. Panama), që ofrojnë kushte optimale në zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare.