Ndërthurja e Operacioneve ANIJE/PORT

Pershkrimi i Kursit

OBJEKTIVAT E KURSIT

Ky kurs trainimi ka për qëllim të aftesojë njerëzit qe janë në kushte pune prane terminaleve portuale te trajtimit te hidrokarbureve, ose që dëshirojnë të hyjnë ne sektorin e naftës, kimike dhe industrine e gazit, qe te zoterojne njohuritë dhe teknikat e nevojshme për të zbatuar pyetësorin e sigurisë mbi operacionet e ngarkim shkarkimit, ndërmjet anijes dhe portit. Personat e trajnuar, në përfundimin me sukses të kursit duhet të jenë në gjendje të zbatojnë te gjitha pikat e këtij pyetësori sigurie, të cilat ndikojnë ndjeshëm në operacionet e anijeve dhe të terminale detare, sipas rregullave ndërkombëtare të: OCIMF, IMO, ISGOTT. 

Ky kurs trajnimi do të jetë i përshtatshëm për t’u ndjekur nga personat që janë me funksione si: mbikëqyrës ose operator sigurie ne termalet portuale dhe për t'i dhënë atyre aftësitë e nevojshme profesionale për të planifikuar në mënyrë të sigurtë operacionet e ngarkimit / shkarkimit të Anijeve në përgjithësi, si dhe veçanërisht çisternave të naftës / LPG në bankinat dhe facilitetet e portit.

Kohëzgjatja e Kursit: 2 ditë

Pjesëmarrja: Minimumi 4 persona në ditë.

Përmbajtja e kursit: Trajnimi "zbatimi i listës së plotë (pyetësori) të kushteve të sigurisë për operacionet: Anije Cisterne/Port", përfshinë çështjet e mëposhtme:

  • ISGOTT Ship / Shore - Siguria, Lista kontrolluese dhe listat e tjera të kontrollit shtesë
  • Pajisjet dhe sistemet e njohurive bazë të Anijes Cisternë
  • Rreziqet lidhur me inspektimet e përsëritura
  • Faktorët që ndikojnë në efektivitetin e inspektimeve rutinë

Shpjegim dhe demonstrim se si realizohen aktivitetet apo detyrat e mëposhtme:

  • Nëse kontrolli dhe inspektimi i anijes është kryer në përputhje me listën e përcaktuar
  • Verifikimi se kontrolli i anijes / listat kontrolluese të sigurisë së portit janë përfunduar siç duhet
  • Konfirmimi që anija ka qenë e pajisur me njoftimet dhe dokumentacionin e duhur
  • Vlerësimi me seriozitet i mangësive / shkeljeve
  • Vendimarrja për veprime korrigjuese nëse është e nevojshme
  • Sigurimi i marrjes së masave përmirësuese dhe efektive mbi sigurinë
  • Vendimarrja për veprime të mëtejshme (a) nëse masa e zbatuar nuk ka rezultuar efektive ose nuk është garantuar siguria.
  • Verifikimi që, si minimum, intervalet e programuara te inspektimit janë respektuar me përpikëri.
  • Inspektimet janë regjistruar si duhet
  • Konfirmimi që gama e artikujve të përfshira në pyetësorin e sigurisë, në të vërtetë janë inspektuar në nivel me intervalet e kërkuara.
  • Dizenjimi i bankinës dhe rastet e pajtueshmërisë se saj me Anijet e madhësive të ndryshme
  • Gama e re e terminaleve të vogla dhe te mesme (jetty) që janë në zhvillim
  • Teknologjitë e reja, qasja e portit, bankinave dhe ankorimi
  • Operacionet e ankorimit “Tandem”, për mjedise më pak mikpritëse në det të hapur
  • Teknologjitë moderne për transferimin e ngarkesave hidrokarbure

Rezervo kete kurs

Rezervim Kursi

Ju lutemi plotesoni te dhenat personale.
Fushat me (*) jane te detyrueshme.

Emer Mbiemer(*)
Please type your full name.

Datelindja(*)
Please select a date when we should contact you.

Vendlindja(*)
Invalid Input

Vendbanimi(*)
Invalid Input

Kombesia(*)
Invalid Input

Pasaporta Detare Nr.(*)
Invalid Input

Pozicioni(*)
Please tell us how big is your company.

Telefon (*)
Invalid Input

E-mail(*)
Invalid email address.

Timetable & duration: 9.00 – 13.00 and 14:00 – 17:00

Data preferuar
Invalid Input

Ju duhet akomodim?
Invalid Input

Shkruaj karakteret ne figure(*)
Shkruaj karakteret ne figure
Invalid Input