Informimi i Punëmarrësve mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Trajnimi i ndërgjegjësimit mbi rregullat e Shëndetit dhe Sigurisë ne Punë, zhvillohet për të informuar çdo punëtor dhe mbikëqyrësit e tyre, në bazë të ligjit nr. 10.237, datë 2010/02/18 "Siguria dhe Shëndeti në Punë", dhe Vendimit të Qeverisë Nr. 108, datë 2011/02/09 "Për aftësitë që punëdhënësit duhet të plotësojnë, njerëzve dhe shërbimeve të specializuara të cilat merren me çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë".

 

Kohëzgjatja e Kursit: 1 ditë

Pjesëmarrja: Minimumi 4 persona në ditë.

Këto kurse janë krijuar për të ndihmuar punëdhënësit në vlerësimin e programeve të trajnimit, për të testuar punëmarrësit dhe mbikëqyrësit e tyre, mbi njohuritë themelore, ne lidhje me shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës, si dhe për të regjistruar të dhënat e trajnimit, me qëlllim që të jenë të përgatitur dhe profesional perballë çdo skenari emergjence që mund të ndodhi në vendin e tyre të punës.