Simulator Lundrimi Detar

"Navi - Trainer - Profesional (NTPRO 4000)", mundëson trajnimin me Simulator dhe çertifikimin e detarëve në pozicionet e Kapitenit, Krye Oficerit, Oficerit dhe Pilotit, që shërbejnë në anijet tregtare dhe peshkimi, me tonazh bruto 500 ton e sipër. Ky sistem simulimi përdoret gjithashtu për të trajnuar Kapitenët e jahteve (Yacht Skipper) me lundrimin, për barkat me motor ose me vela.


Simulatori është në përputhje me kërkesat e Konventës STCW 78/95 IMO dhe kurset e trajnimit zhvillohen sipas programeve 7.01, 7.03. Simulatori "NTPRO 4000", është i çertifikuar me klasin A, nga Shoqëria e Klasifikimit Ndërkombëtare, DNV (Det Norske Veritas).

ECDIS Trajnime

Simulatorët e lundrimit detar kanë të instaluar programin: “Navi-Sailor Transas ECDIS”, i cili është një nga më të përdorurit në botë për hartat elektronike, me të cilat operojnë anijet.

ECDIS Transas është i certifikuar nga DNV, BSH dhe Regjistri Detar Rus. Sistemi i hartave elektronike i instaluar në simulator, lejon familjarizimin me të gjitha detajet e përdorimit të tyre, duke përfshirë përcaktimin e koordinatave të udhëtimit, ndryshimin e tyre dhe përditësimin e hartës me të gjitha informacionet që merren në kohë reale nga sistemi.

Simulimi real me anë të pajisjeve të komunikimit GMDSS

Simulimi i plotë ne seri i pajisjeve “Sailor 5000” – Risi: Është e mundur që me anë të këtij sistemi, të përdoren tre lloje të ndryshme të pajisjeve GMDSS radio.


Përveç sistemit, Furuno VHF dhe DSC FM-8800S, është gjithashtu i përfshirë "Jotron AIS SART", sipas Rezolutës IMO MSC. 256 (84) si një alternativë për 9 GHz SART (nga 1 janari 2010).

ERS 5000: Simulator i Lokalit të Motorëve

“Engine Transas Simulator ERS 5000”, është menduar për formimin, trajnimin dhe vlerësimin e kompetencës të detarit që shërben në lokalin e motorëve - Inxhinier oficer me detyrë vëzhgimin, oficeri i dytë dhe kryeinxhinieri, dhe nivelet e tjera që janë pjesë e inxhinierisë se anijes:

  • Mbulon fushat kryesore të trajnimeve detare në përputhje të plotë me kërkesat e STCW78/95
  • I projektuar për të përmbushur kërkesat e Konventave IMO dhe Rezolutat dhe standardet IEC
  • I certifikuar nga DNV (sipas standardit për Vërtetimin e Stimulatorëve Detar: No.2.14 tetor 2007)