Konsulenca dhe asistenca e ofruar në Shqipëri nëpërmjet studios së Grupit TSTS, është e profilizuar në këto fusha:
Firma Ligjore e Grupit TSTS, kryen aktivitetin e saj në sektorët e së drejtës detare (shipping), të transportit, të tregtisë ndërkombëtare dhe të së drejtës evropiane, duke pasur si klientë te sajë, operatorë të fuqishëm në fushën e transportit, si p.sh: shoqëri logjistike, operator portual dhe kompani kombëtare e ndërkombëtare sigurimi, tregtarë, grupe të rëndësishëm industriale dhe një numër të madh konsulentësh të shoqërive të sektorit.
Asistenca e konsulentëve dhe avokatëve tanë, të specializuar për fushat e mësipërme pranë Universiteteve më prestigjioze Europiane, i krijon klientelës mundësinë e familjarizimit me sistemin: ligjor, administrativ e ekonomik, duke garantuar kështu investimet e tyre në Shqipëri dhe zgjidhjen e problematikave kontraktore, që mund të hasen gjatë zhvillimit të aktivitetit tregtar.
Aktiviteti në sektorin e shipping shtrihet sipas të gjithë aspekteve tek incidentet detare, tek konfliktet dhe problematikat që lindin si rrjedhojë e kontratave të transportit, të çarterimit (marrjes me qira të anijeve) dhe të siguracioneve të fushës. Studio asiston vazhdimisht disa nga kompanitë më të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare të transportit.
Konsulentët tanë së bashku me partnerët e Grupit TSTS, do iu ofrojnë gjithashtu mundësinë e themelimit të shoqërive tregtare të formave të ndryshme, përfshirë ato off-shore në vendet me situatë të favorshme fiskale, duke ndjekur hap pas hapi zhvillimin dhe shtrirjen e aktivitetit të tyre tregtar.
Avokatët e përfshirë në firmën tonë ligjore, kanë njohuri specifike dhe ekspertizë në fushën e së drejtës detare, si dhe në çështjet e brendshme e ndërkombëtare të së drejtës tregtare. Asistenca ofrohet si në rrugë ekstra gjyqësore, në fazën e formulimit dhe redaktimit të kontratave, të negocimit dhe firmosjes së tyre, po ashtu dhe në fushën e konflikteve të mundshme gjyqësore. Avokatet e studios janë në gjendje të asistojnë klientelën e saj përpara gjykatave të huaja dhe institucioneve më të rëndësishme të arbitrazhit ndërkombëtar.
Studio TSTS Group, ka realizuar ndër vite një rrjet korrespondentësh në vende të ndryshme, nëpërmjet të cilëve, i siguron klientelës së saj një asistencë ligjore të shpejtë, të besueshme dhe ndërkombëtare.
