Siguria dhe Shëndeti në Punë

Siguria dhe Shëndeti në ambientet e punës vazhdon të jetë një nga temat kryesore të kronikës, duke na sjellë në vëmendje rëndësinë e respektimit të normave të sigurisë dhe informimin profesional të punëmarrësve, për të shmangur me efikasitet incidentet e mundshme që mund t’i kanosen atyre gjatë ushtrimit të detyrës.

CFARE ESHTE SIGURIA DHE SHENDETI NE PUNE?

Siguria dhe Shëndeti në Punë (SSHp), është komponent i rëndësishëm i mbrojtjes sociale të punonjësve kundër aspekteve negative të punës, aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, përmirëson kënaqësinë në punë dhe fuqizon funksionimin e tregut të punës dhe cilësinë e kapitalit njerëzor. nga ana tjetër, standardet e dobëta të sigurisë dhe shëndetit në punë, lëndimet në punë, aksidentet me vdekje dhe sëmundjet profesionale shkaktojnë një barrë të rëndë për ekonominë kombëtare për shkak të pagesave nga skema e sigurimeve shoqërore, shpenzimeve spitalore, rikualifikimit dhe zëvendësimit të punëmarrësve dhe humbjes së produktivitetit. në përgjithësi SShp përkufizohet si shkenca e parashikimit, njohjes, vlerësimit dhe kontrollit të risqeve që burojnë në ose nga vendi i punës i cili mund të dëmtojë shëndetin dhe mirëqenien e punëmarrësve, duke patur parasysh edhe impaktin e mundshëm në komunitetet fqinjë dhe në mjedisin e përgjithshëm.

Legjislacioni Kombëtar pë SSHP.

Kushtetuta shqiptare i garanton të gjithë qytetarëve të drejtën për mbrojtje sociale në punë. Dispozitat themelore për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit në punë janë parashikuar nga Kodi shqiptar i Punës, në Kapitullin VIII, për Mbrojtjen e Sigurisë dhe Shëndetit, (Nenet 39-76). Ato përfshijnë kryesisht parimin e përgjegjësisë së punëdhënësve për sigurimin e mbrojtjes së SSHP në vendin e punës dhe të kërkesave të tjera, të njëjta me ato që parashikohen në Ligjin për SSHP-në. Përveç kësaj, bazuar edhe në Kodin e Punës, Qeveria shqiptare ka nxjerrë edhe një numër nënligjesh ku përcaktohen rregullat e hollësishme për zbatimin e kërkesave të SSHP aty, më konkretisht, VKM për masat e veçanta që lidhen me mbrojtjen e SSHP, VKM për përcaktimin e aksidenteve në punë, VKM për përcaktimin e sëmundjeve profesionale, etj.

Në vitin 2010, në Shqipëri u miratua një Ligj i ri për SSHP-në, duke transpozuar Direktivën Kuadër të BE-së. Ky ligj prezantoi për herë të parë parimet e reja për menaxhimin e SSHP-së, bazuar në parandalimin e riskut, vlerësimin e riskut në punë duke patur parasysh të gjitha aspektet e punës, si edhe organizimin e sistemit, përfshirjen e specialistëve të SSHP, përfshirjen e punonjësve dhe planifikimin e duhur të emergjencave. Të gjitha aspektet e përmendura përbëjnë një qasje të re për mbrojtjen e punëmarrësve.

Aktualisht në Shqipëri, është në fuqi dhe aplikohet Ligji nr. 10.237, datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Pune”, si dhe Vendimi i KM-së nr. 108, datë 09.02.2011 “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”.

Referuar këtyre ndryshimeve ligjore, "Grupi TSTS", është liçencuar nga Ministria e Punës, si dhe nga Ministria e Brendshme, dhe është i çertifikuar ndërkombëtarisht me standardet ISO 9001:2015 nga RINA - Genova (Itali), për zhvillimin e kurseve të trajnimit, që kanë për bazë respektimin e rregullave mbi sigurinë teknike dhe shëndetin e punonjësve në ambientet e punës. Eksperienca e krijuar ndër vite në këtë drejtim nga bashkëpunimi me Kompani të rëndësishme, që operojnë në tregun shqiptar si: "ROMANO Port" Sh.a, "KASTRATI" Sha, "ASHTA" Sh.a, "PIA Vlora Port" Sh.a, "CEMA" Sh.p.k, etj., ka bërë të mundur që "Grupi TSTS", sot të jetë një nga kompanitë lider në përçimin e informacionit dhe certifikimin e stafeve të ndërmarrjeve, për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Duke u nisur nga rëndësia e këtij fenomeni dhe nga zhvillimi i kuadrit ligjor rregullator për ketë fushë në Shqipëri, sipas standardeve të BE-së, Grupi TSTS ka marrë përsipër të zhvillojë vlerësimin e rrezikut, për secilën kategori ndërmarrje apo biznesi, si dhe të realizojë me metoda bashkëkohore kurset e trajnimit profesional, për parandalimin, kundërpërgjigjen dhe mirëadministrimin e situatave të emergjencës në vendin e punës.

ZGJDHNI DHE REZERVONI KURSIN TUAJ MBI SIGURINE & SHENDETIN NE PUNE